Gazetari Jeton Sopa ‘godet’ Berat Buzhalën, ia përmend dëshminë kundër UÇK-së në Likoc: Ka shantazhuar Hashim Thaçin

Aktuale

Gazetari Jeton Sopa ‘godet’ Berat Buzhalën, ia përmend dëshminë kundër UÇK-së në Likoc: Ka shantazhuar Hashim Thaçin

Nga: N. Sh. Më: 1 mars 2023 Në ora: 19:59
Jeton Sopa dhe Berat Buzhala

Gazetari dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jeton Sopa ka reaguar ndaj Berat Buzhalës.

Sopa përmes një postimi në Facebook, i reagoi Buzhalës pasi sot është ‘befasuar’ me publikimin e emrave të aktakuzës kundër krerëve të UÇK-së në Hagë.

Sopa thotë se Buzhala dikur kishte goditur dhe shantazhuar Hashim Thaçin dhe kishte deklaruar publikisht se ushtarët e UÇK-së kanë rrahur popullatën civile më zi se paramilitarët serbë në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Likoc.

Sopa tutje ka akuzuar edhe djalin e Hashim Thaçit, Endritin që së fundmi kishte realizaur një intervistë te Buzhala.

Postimi i plotë:

Ai që dikur për ta goditur dhe shantazhuar Hashim Thaçin publikisht ka dëshmu se ushtarët e UÇK-së i kanë rrehë popullatën civile ma zi se paramilitarët serbë në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Likoc, duke dëshmuar gjithashtu se Shtabi i UÇK-së ka qenë kamp përqëndrimi dhe torturimi për të burgosur.

Ndërsa sot kur Gjykata Speciale e bëri publike me emra aktakuzën  kundër krerëve të UÇK-së po shprehet kinse i habitur nga këto aktakuza.

Dhe imagjinojeni djali i Hashimit shkon dhe i jep intervistë dhe rrëfehet para tij... marrëzia shkon edhe më tutje ndërsa shoh ish-ushtarë dhe ish komandantë të UÇK-së duke ja llajkuar dhe shpërndarë statusat e tij.

Qeshtu jena na, njerëzit e ligë historikisht kanë ditur të notojnë në ujërat e pista të shoqnisë sonë...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat