Klinaku: Specialja premton strehim e banim jashtë Kosovës për të dëshmuar kundër UÇK-së

Aktuale

Klinaku: Specialja premton strehim e banim jashtë Kosovës për të dëshmuar kundër UÇK-së

Më: 1 mars 2023 Në ora: 20:11
Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e ka dorëzuar një version publik më pak të redaktuar të aktakuzës së ndryshuar në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në të cilën ndodhen emrat e viktimave që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë.

Klinaku ka reaguar duke thënë se ka raste që ai i di vet ku ZPS iu ka folur serbisht dëshimtarëve dhe iu premtojnë strehim e banim jashtë Kosovës, vetëm që të japin dëshmi të rrejshme ndaj UÇK-së, por që po refuzohen.

“Ka raste të dëshmitarëve që unë i di e që ZPS ju flet edhe serbisht dhe ju premtojnë strehim e banim jashtë Kosovës, vetëm e vetëm që të japin dëshmi të rrejshme kundër krerëve të UÇK-së, por ata janë duke refuzuar”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka shtuar se nuk do të përmend emra, por që ZPS me siguri do të publikojë të tjera dokumente në ditët që vijnë.

“Po të kishin frikë ata dëshmitarë, nuk do të tregonin dhe nuk do ta bënin vet publike e duke treguar se kanë dhënë dëshmi.  P.S Nuk po përmendi emra, sepse me siguri me skandalin e radhës do t’i bëjnë publike vet ajo zyrë e fëlliqur në Hagë”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat