E kërkoi edhe Kosova, por i dyshuari për vrasjen e shqiptarëve zgjedh të ekstradohet nga Hungaria në Serbi

Aktuale

E kërkoi edhe Kosova, por i dyshuari për vrasjen e shqiptarëve zgjedh të ekstradohet nga Hungaria në Serbi

Më: 1 mars 2023 Në ora: 20:35
Ilustrim

Serbi S.S. Hungarinë e ka vendqëndrim që katër muaj.

Por, i njëjti që është në burg me dyshimin se ishte pjesëmarrës në vrasjen e civilëve shqiptarë në Pejë gjatë luftës, është mes Serbisë e Kosovës.

Të dyja këto shtete bënë kërkesë për ekstradimin e tij, por njëri u tregua më i shpejtë, njofton Klan Kosova.

“Ekstradimi i të cilit u kërkua së pari nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Serbisë dhe pastaj Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës”,  thuhet në komunikatën e Gjykata Metropolitane e Budapestit.

E në seancën e parë të mbajtur të mërkurën në Budapest të Hungarisë, i dyshuari zgjodhi vendin e tij të lindjes për gjykim.

Ani se vendimi përfundimtar i takon Ministrisë së Drejtësisë në Budapest, ku ky edhe u arrestua.

“I kërkuari deklaroi se është dakord vetëm për ekstradim në Republikën e Serbisë dhe ka kërkuar zbatimin e rregullit të specialitetit për të dyja kërkesat për ekstradim. Kjo e fundit do të thotë se në rastin e ekstradimit të tij mund të procedohet vetëm për veprat e përshkruara në kërkesat për ekstradim”, thuhet tutje në komunikatë.

Veprat nuk u treguan, por numri i njerëzve që dyshohet se u vranë në masakrën ku serbi ishte pjesëmarrës ndryshoi.

Nga Prokuroria Speciale në Kosovë ishte deklaruar se numri i viktimave është 33, derisa nga komunikatën e gjykatës së Budapestit ai ishte 10 më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat