Shasha tregon se si po e “kopjon” Kurti në dialog Thaçin

Aktuale

Shasha tregon se si po e “kopjon” Kurti në dialog Thaçin

Më: 3 mars 2023 Në ora: 12:31
Demush Shasha

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka bërë një krahasim të kryeministrit Albin Kurti dhe ish-presidentit Hashim Thaçi, në procesin e dialogut me Serbinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka cituar deklarata të ngjashme të këtyre dy politikanëve.

Duke komentuar ndryshimin e Albin Kurtit në këtë proces, ai ka vlerësuar se për çdo politikan vije koha kur duhet të jap fund opozitarit ekzotik.

“Kurti në dialog: ‘Shumë më mirë është që ne si brez të bartim barrën e të gjitha gabimeve nga e kaluara edhe këtë te mos ua leme atyre qe do te vijne pas nesh’.

Thaçi në dialog: ‘Do të ishte e pafalshme që brezave të rinj t’ua lëmë peng të ardhmen’. Për çdo politikan vije koha kur duhet të jap fund opozitarit ekzotik për tu bërë burrështetas i përgjegjshëm”, ka shkruar Shasha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat