Hoxhaj: Kurti ta ketë vëmendjen te plani për zbatim

Aktuale

Hoxhaj: Kurti ta ketë vëmendjen te plani për zbatim

Më: 3 mars 2023 Në ora: 13:24
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar nga kryeministri të ketë dije funksionale dhe të negociojë në mënyrë politike. Ai ka shprehur insistimin e tij që të mbrohet Kushtetuta dhe rendi kushtetues i Kosovës.

Pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit, Hoxhaj tha se kryeministri Albin Kurti duhet të ketë vëmendjen te plani i zbatimit në kuadër të planit evropian.

“Kosova në këtë fazë, pas asaj që zotëri Kurti ka thënë po në Bruksel, duhet ta ketë vëmendjen kryesore te plani për zbatim. Unë them këtë si një njeri, i cili ka qenë në negociata në Vjenë në vitin 2006-2007 kur kemi negociuar për pakon e Ahtissarit që çfarë shkruan në letër, ato parimet e përgjithshme të planit evropian dhe mbështetja amerikane janë ato të cilat i ka bërë opinioni publik. Por, ku do të duhej të ketë vëmendjen qeveria dhe zotëri Kurti, si kryeministër që negocion në emër të Kosovës është që të sheh se si nene të kësaj marrëveshje ta kenë një plan të zbatimit, i cili mbron interesat e Republikës së Kosovës. Konkretisht në çfarë forme mund të bëhen ligjërisht të obligueshme edhe neni i parë, i dytë e i tretë edhe të gjitha nenet që flasin për raporte biletarale mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Hoxhaj.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga Kurti që të negociojë në mënyrë profesionale.

“Ne kërkojmë prej zotëri Kurtit, i cili është marrë gjatë me këtë temën e dialogut sa ka qenë në opozitë, i cili ka mbledhur përvojë gjatë sa ka qenë në opozitë, tash ta ketë një dije funksionale dhe të negociojë në mënyrë shumë politike, shumë profesionale për çdo nen të kësaj marrëveshje, para se këto të zbërthehen në planin e zbatimit. Ne insistojmë që mbi të gjitha të mbrohet Kushtetuta dhe rendi kushtetues i Kosovës”, ka shtuar ai.

E shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se në seancën e së enjtes do të ketë debat parlamentar për dy vjetorin e qeverisjes së Albin Kurtit. Ai tha se kanë propozuar një rezolutë dhjetë-pikëshe, për çka pret që do të merret parasysh.

“U miratua që në dy-vjetorin e qeverisë Kurti të ketë një debat parlamentar për punën e qeverisë. Për ne si GP dhe si subjekt politik, brenga kryesore për momentin është gjendja sociale-ekonomike, papunësia dhe humbja e shpresës dhe ikja e rinisë nga Kosova. Për dy vjet, ka pasur fjalë, premtime, ka pasur zotime, por nuk ka pasur asnjë veprim të mirëfilltë të këtij vendi. Ligji i Pagave, 70 mijë njerëz sot zgjohen në mëngjes dhe dalin në punë, vetëm për shkak se duhet të dalin. Jo për shkak se ai ligj ka krijuar kushte për punë të administratës shtetërore”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat