Këshilltarja e Haxhiut: Pritëm që Haki Abazi t’i nxjerr incizimet

Aktuale

Këshilltarja e Haxhiut: Pritëm që Haki Abazi t’i nxjerr incizimet

Më: 4 mars 2023 Në ora: 06:21
Nazlie Bala, këshilltarja e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut

Nazlie Bala, këshilltarja e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, ka thënë se kanë pritur që deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi do t’i nxjerr video-incizimet, pasi ky i fundit javë më parë pati deklaruar se ka video-incizime që dëshmojnë se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Bala tha se është parë që ka qenë një keqpërdorim nga ana e Abazit në rastin e Astrit Deharit.

“Ne kemi pritur shumë që zotëriu në fjalë do t’i nxjerr të gjitha ato video-incizime, por edhe gjatë një emisioni që është deklaruar haptas u pa që ka qenë një keqpërdorim nga ana e tij në rastin e Astrit Deharit”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, kushdo që tenton të përfitojë politikisht përmes rastit të Deharit, tregon njerëzoren e atij njeriu.

“Është skandaloze, nuk është njerëzore, pavarësisht në çfarë pozicioni je, ku vepron dhe nga vjen. Ana njerëzore e secili nga ne duhet të jetë shumë e kujdesshme kur flasim për rastin e Astrit Deharit. Rasti është duke u hetuar nga prokurori dhe presim epilog apo drejtim të duhur sa i përket zbardhjes së rastit të Deharit. Çdo gjë që flitet në lidhje me rastin e Astrit Deharit, dihet ku është adresa. Kushdo që tenton të përfitojë apo të hakmerret politikisht përmes rastit të Astrit Deharit është një betejë që e tregon karakterin dhe njerëzoren e atij apo asaj që mendojnë të përfitojnë”, përfundoi Bala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat