Krasniqi del me analizë, tregon se çka po synon Serbia përmes Kishës Ortodokse në Kosovë

Aktuale

Krasniqi del me analizë, tregon se çka po synon Serbia përmes Kishës Ortodokse në Kosovë

Më: 4 mars 2023 Në ora: 12:28
Milazim Krasniqi

Analisti, Milazim Krasniqi, ka dalur me një analizë duke treguar se çka po synon Serbia përmes Kishës Ortodokse në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë fuqizimi i Kishës Ortodokse Serbe, bazuar në Planin franko-gjermanka për synim kthimin e selisë së Patriarkanës nga Beogradi në Pejë.

Tutje, Krasniqi ka thënë kjo gjë do ta shndërronte Kosovën në një zgjatim tëpansllavizmit dhe panortodoksizmit.

“Fuqizimi i Kishës Ortodokse Serbe sipas Planit franko-gjerman e ka si synim kthimin e selisë së Patriarkanës nga Beogradi në Pejë. Kjo gjë do ta shndërronte Kosovën në një zgjatim të pansllavizmit dhe panortodoksizmit. Nuk arrij ta kuptoj qëndrimin pro këtij projekti të SHBA-së dhe të BE-së. Në Ukrainë po e luftojmë me armë këtë projekt, ndërsa në Kosovë po e instalojnë vetë. Se a mos ka të bëjë me ndonjë virus kryqëzate kundër Islamit, nuk mund ta them, por kjo qasje nuk është normale. Me planin e Ahtisarit Kishës Serbe i janë dhënë të drejta përtej çdo standardi. Ka ngelë vetëm çështja e selisë së Patriarkanës, për ta definuar edhe ndërkombëtarisht Kosovën si “tokë e shenjtë serbe” Tjetër nuk ka këtu”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat