Jasharaj: Testimi i mësimdhënësve nuk do të bëhet sa të ekzistojë SBASHK-u

Aktuale

Jasharaj: Testimi i mësimdhënësve nuk do të bëhet sa të ekzistojë SBASHK-u

Më: 4 mars 2023 Në ora: 13:32
Rrahman Jasharaj

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka thënë se si Sindikatë nuk do ta lejojnë testimin e mësimdhënësve.

Jasharaj tha se ky veprim për mësimdhënësit është poshtërim i madh duke e ditur angazhimin e tyre të pashembullt ndër vite.

“Ne që moti e kemi pas debatin e mbyllur ngase ne kemi thënë se qëndrimi jone është i prerë diçka që e din edhe ministrja Nagavci. Testim me shkrim të njohurive të mësimdhënësve nuk ka pas, nuk ka e as kurrë nuk do të ketë. Sepse do e kundërshtojmë. “, tha ai.

Jasharaj shtoi se SBASHK-u pajtohet që të ketë më shumë inspektor në sektorin e arsimit, por të njëjtit ti këshillojnë dhe monitorojnë mësimdhënësit dhe jo të testohen ata.

“Mësimdhënësit s’do ti nënshtrohen kurrën e kurrës kësaj. Ne insistojmë që vlerësimi i përformancës të behet me inspektor profesional që mësimdhënësit ti vizitojnë nëpër shkolla të shohin si punojnë dhe do ti këshillojnë që të jenë më të mirë nesër se sot”, tha Jasharaj për fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat