Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së: Opozita e pranoi Asociacionin e nënshkruar nga Thaçi e Mustafa

Aktuale

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së: Opozita e pranoi Asociacionin e nënshkruar nga Thaçi e Mustafa

Nga: A.Zh Më: 7 mars 2023 Në ora: 14:48
Haki Imeri, Hashim Thaçi

Familja e Haki Imerit, veprimtar i vrarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar partitë opozitare, të cilat po e kundërshtojnë planin e Francës dhe Gjermanisë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo familje, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se opozita e pranoi Asociacionin e nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i familjes Imeri:

Asociacionin e nënshkruar nga Thaçi e Mustafa e pranoi opozita tashmë, atëherë ishte në pushtet.

Por, planin franko-gjerman, i cili nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe i mbështetur nga SHBA-BE nuk e pranon...

Këtë planin franko-gjerman nuk po e mbështet as Rusia.

Vuçiqi madje deklaroi se ka gënjyer edhe SHBA-në dhe BE-në.

Po duket se është e njëjta kulturë e të menduarit.

Dikur Thaçi mendonte se ishte tepër i 'fuqishëm', thoshte se po bën hajgare me SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat