Kryeministri Kurti ua uron ditën mësuesve në manifestimin e 7 Marsit

Aktuale

Kryeministri Kurti ua uron ditën mësuesve në manifestimin e 7 Marsit

Më: 7 mars 2023 Në ora: 16:40
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në manifestimin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Në ceremoninë e mbajtur në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare, Kurti së bashku me zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna ndanë mirënjohje për mësimdhënës të dalluar nga secila komunë.

Duka u uruar Ditën e Mësuesit të gjithë mësimdhënësve, ai tha se historikisht tek populli ynë angazhimi për arsimimin dhe edukimin shqip në njërën anë dhe beteja për liri kombëtare në anën tjetër nuk kanë qenë asnjëherë të ndara.

Kurti po ashtu dhe natyrisht ka kujtuar Shaban Jasharin, mësues i djemve të tij, i Hamëz e Adem Jashari, por edhe mësues në Drenicë e në Prekaz, ku tash shkolla atje e mban emrin e tij.

E çmimi që mban pikërisht emrin e Shaban Jasharit, në këtë manifestim iu nda mësueses Shkëndije Jashari nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat