Kajtazi tregon kush e ndali iniciativën për shfuqizimin e Speciales, ia përmend Musliut përgjimet e Prontos

Aktuale

Kajtazi tregon kush e ndali iniciativën për shfuqizimin e Speciales, ia përmend Musliut përgjimet e Prontos

Më: 7 mars 2023 Në ora: 22:10
Ganimete Musliu

Gazetari Vehbi Kajtazi i ka reaguar deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila gjatë debatit thotë se PDK-ja asnjëherë nuk ka punuar nën presionin ndërkombëtar.

Mirëpo sipas Kajtazi, PDK-ja ka punuar në disa raste nën presion. Ai mori shembull se Gjykata Speciale u votua në Kuvendin e Kosovës, pikërisht nën presionin e zyrtarëve dhe diplomatëve të huaj.

Ai shtoi se presioni i ShBA-së e ka ndalur iniciativën e shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

“Ka punuar ka punuar. Nën presion është votuar Gjykata Speciale. Presioni amerikan e ka ndalë iniciativën e shfuqizimit të Gjykatës Speciale”, tha ai, teksa ia përmendi asaj një pjesë të përgjimeve të rastit Pronto, ku ish-kryeministri Hashim Thaçi e këshillonte ish-deputetin Adem Grabovcin se si të luante **** me Amerikën.

“Hajt se luaj koqe me ta, veç i thom të gjitha këto vendime kanë qenë në fuqi, po s’kanë qenë të vëmendshëm deputet që kanë votu…”, thoshte Thaçi vite më parë

“E kemi dëgjuar zoti Thaci, shkoj luj pak me amerikanët”, ishte deklarata e Kajtazit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat