Kalon mocioni i VV-së; ​PDK dhe LDK lëshojnë sallën e Kuvendit

Aktuale

Kalon mocioni i VV-së; ​PDK dhe LDK lëshojnë sallën e Kuvendit

Nga: Bota sot Më: 8 mars 2023 Në ora: 07:33 Përditësuar në ora: 14:51 më 08.03.2023
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi miraton Projektligjin për Bujqësi dhe zhvillim rural

Me 61 vota Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të dytë Projektligjin për Bujqësi dhe zhvillim rural. Po ashtu, janë votuar edhe 93 amandamentetet të po këtij projektligji.

Në seancën nuk po marrin pjesë deputetët e partive opozitare.

Po ashtu, mbështetjen e 61 deputetëve të mazhorancës e ka marrë edhe Projektligji për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes.

​PDK dhe LDK lëshojnë sallën e Kuvendit

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës e kanë lëshuar seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se është e pakuptimit të vazhdojnë të qëndrojnë në seancë derisa që për rreth 2 orë nuk kanë votuar asnjë pikë të seancës së sotme.

Tahiri: Si PDK nuk do të vazhdojmë të qëndrojmë në seancë

“Që 1 orë e gjysmë jemi këtu dhe nuk po mund ta kalojmë asnjë pikë të vetme na vendos përpara njëfarë kaosi parlamentar dhe kemi seanca të pambyllura që sa muaj prej vitit të kaluar dhe kjo është e papranueshme dhe unë mendoj se si grup parlamentar të PDK dhe po ashtu besoj edhe me grupet tjera parlamentare nuk do të vazhdojmë të qëndrojmë sepse është i pakuptimtë qëndrimi jonë në seancë“, tha ai.

E këtij mendimi iu bashkuan edhe deputetët e LDK-së. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se spostimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga rendi i ditës e bënë të pamundur të vazhdojë puna në Kuvend.

Gashi: Edhe ne si LDK nuk do të vazhdojmë këtë seancë

“Në vazhdën e sjelljes së papërgjegjshme të grupit parlamentar të LVV për marrëveshjet ndërkombëtare duke i spostuar nga rendi i ditës e bënë të pamundur punën e Kuvendit kështu që edhe ne si grup parlamentar nuk do të vazhdojmë këtë seancë”, tha Gashi.

​Kalon mocioni i LVV-së për marrëveshjet ndërkombëtare

Me 72 vota pro ka kaluar mocioni procedural i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje që tri marrëveshjet ndërkombëtare të vendosen në fund të agjendës së kësaj seanca të sotme.

Në votim morën pjesë 79 deputetë ndërsa 8 deputetë ishin kundër mocionit.

Derisa PDK kërkon që të bëhet riformulimi i mocionit të Lëvizjes Vetëvendosje për zhvendosje të tri pikave të para të seancës së sotme që kanë të bëjnë me marrëveshjet ndërkombëtare deri në momentin kur të sigurohen votat për votim, nga LDK e konsiderojnë këtë mocion të gabuar.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se pika e parë e kësaj seance të spostohet si pika e fundit e seancës së sotme, dhe të vazhdohet me hedhjen në votim të dy marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare.

Tahiri: Ky mocion mendoj se mund të riformulohet

“Mendoj që ky mocion mund të riformulohen ne siç e dini kemi dakordim që pikën e parë pra marrëveshjen që nuk e kemi votuar për shkak të ndryshimeve të investimeve që janë bërë në Mitrovicë dhe Skenderaj ne jemi dakorduar që ta votojmë, sa i përket marrëveshjeve në radhë këtu besoj që kemi dakordim…e para mund të spostohet si pikë e fundit e seancës së 23 dhjetorit dhe pastaj pikat e rendit të ditës me pikat e tjera”, tha ai.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se mënyra e formulimit të këtij mocioni është i gabuar.

Gashi: Në sallë janë 82 deputetë kemi kuorum për të marr vendim

“Është e paqartë çka po kërkon propozuesi i mocionit... Ajo propozoi mocion derisa në sallë të jenë 80 deputetë në fakt në sallë janë 82 të paktën ju kështu e deklaruat ndërsa vendimet për marrëveshjet ndërkombëtare merren me vendim të 2/3 të gjithë deputetëve nuk merren me 2/3 të deputetëve që përkrahin në çështje apo jo…ne kemi kuorum për të marr vendim dhe duhet procedohet me votim”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës po vazhdon po pikën e votimit në lexim të dytë të Projektligjit pёr anti-dopingun.

Kusari-Lila: Marrëveshjet ndërkombëtare të kthehen në votim kur të krijohen kushtet

Lëvizja Vetëvendosje propozoi sot mocion procedural që marrëveshjet ndërkombëtare të spostohen deri në momentin kur të plotësohen kushtet për votim.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila u shpreh që në mungesë të votave të vazhdohet me trajtimin e projektligjit anti-doping.

Kusari-Lila: Meqenëse nuk i kemi votat për marrëveshjet ndërkombëtare, të vazhdojmë me pikat tjera

“Propozoi mocionin procedural që pikat e rendit të ditës 5.6 dhe 7 të të spostohen deri në momentin kur të jemi në sallë 80 deputetët për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të fillojmë në trajtimin e projektligjit anti-dopingun”, tha ajo.

Në këtë seancë të sotme në rend dite ishin këto tri marrëveshje ndërkombëtare: Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 - efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin-efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

​Konjufca uron 8 marsin: Urimi s’është për gjendjen, por për përpjekjet për barazi gjinore

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës nisi me një urim për të gjitha gratë dhe vajzat e Kosovës me rastin e 8 mars nga kryetarit i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai u shpreh se ky urim nuk është për gjendjen, por për përpjekjet e vazhdueshme për barazi gjinore.

“Në emër të gjithë juve dhe Kuvendit të Kosovës të gjitha grave dhe vajzave po ua urojmë së bashku 8 marsin, ky urim nuk është urim për gjendjen, por është një urim për përpjekjet e vazhdueshme për një barazia gjinore e cila në të gjithë botën është ende larg për tu arritur si ideale si një barazia që synojmë të gjithë.

Shpresojmë që mos të jetë e vërtetë sekretari gjenerali i Kombeve të Bashkuara sot që do të duhej 300 vite për tu arritur kjo barazia, ashtu që rruga të jetë sa më e shpejt kërkojmë që secili prej nesh të punoj pa ndërprerë që kjo sa më shpejt të arrihet”, u shpreh Konjufca.

Sot seanca e Kuvendit të Kosovës, njëra ndër pikat është ajo për dialogun Kosovë-Serbi

Sot Kuvendi i Kosovës, do të vazhdojë punimet me pikat e papërfunduara nga seancat plenare të kaluara.

Në rend dite janë dhjetëra pika që kanë mbetur nga seancat e kaluara. Pikë e rendit të ditës është debat parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë si dhe Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

Në rend dite është votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, votimi në lexim të dytë i Projektligjit pёr anti dopingun, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Bujqësi dhe zhvillim rural, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes, sqyrtimi i parë i Projektligjit për Zhvillimin Rajonal të Balancuar, shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022 dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.

Kuvendi do të voojë edhe Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovë për periudhën 2022-2031.

Po ashtu do të votojë në parim i Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, votimi në parim i Projektligjit për Konfliktet Administrative, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ekspertët Gjyqësor, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike, shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë, shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave, formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar, zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave, zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave, zgjedhja e një zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

Kuvendi do të vazhdojë më punimet ku është paraparë interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

Ndërsa pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 19 janar 2023, është votimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021 dhe shqyrtimi i Raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Po ashtu do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitës, shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.

Ndërsa pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 9 shkurt 2023 janë: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mjekësinë Ligjore, shqyrtimi i rekomandimeve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Komunikimet Elektronike, përzgjedhja e një anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Kurse vazhdimi i Seancës plenare, e filluar më 13 shkurt 2023, ka një pikë të rendit të ditës atë të debatit parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Po ashtu Kuvendi do të votojë raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për parqet industriale dhe teknologjike, shqyrtimi i parë i Projektligjit për investime të qëndrueshme, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Moxico Luma Kosova Mining L.L.C.”, shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe propozimi i GP “Multietnik” për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bekim Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat