Rruga Kijevë-Zahaq, Qeveria nis shpronësimet

Aktuale

Rruga Kijevë-Zahaq, Qeveria nis shpronësimet

Më: 8 mars 2023 Në ora: 11:36
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka nisur lëvizjet e para për ndërtimin e rrugës Kijevë-Zahaq.

Kështu, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ekzekutivi ka miratuar propozim-vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish shoqërore “Kooperativa Bujqësore Podujevë” të cilat janë të nevojshme për realizimin e këtij projekti.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se janë përfunduar të gjitha procedurat për shpronësimin e pronave të paluajtshme, për interes publik.

“Departamenti i Shpronësimit në mënyrë zyrtare ka pranuar nga zyra e pronës së paluajtshme aktin e vlerësimit të pronave të paluajtshme ish shoqërore ‘Kooperativa Bujqësore Podujevë’. Pas plotësimit të kushteve të përcaktuara ne propozojmë vendim me të cilin miratohet vendimi përfundimtar i këtyre pronave të cilat janë të nevojshme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat