Drejtori i EPIK-ut: Nesër Këshilli i Ministrave të BE-së aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën

Aktuale

Drejtori i EPIK-ut: Nesër Këshilli i Ministrave të BE-së aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën

Më: 8 mars 2023 Në ora: 17:37
Ilustrim

Drejtori i Instituti EPIK, Demush Shasha, ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e Kosovës.

Ai ka bërë me dije se nesër Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkrua se kjo nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur.

“Lajm i shkëlqyer që nesër Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën, nën “piken A” që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik”, ka shkruar Shasha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat