Molliqaj: Edhe burrat janë të shtypur, pritet prej tyre me pru pare në shtëpi

Aktuale

Molliqaj: Edhe burrat janë të shtypur, pritet prej tyre me pru pare në shtëpi

Më: 8 mars 2023 Në ora: 23:11
Leonida Molliqaj

Leonida Molliqaj ka thënë se gratë nuk janë të vetmet që shtypen në shoqërinë shqiptare, por edhe burrat janë të shtypur.

Leonida Molliqaj është Drejtore Ekzekutive dhe kryeredaktore në Qendrën për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, ku avokon për të drejta të grave.

Mirëpo Molliqaj tha se puna e saj dhe e grave të drejta nuk duhet të keqkuptohet. Ajo shton se duhet të arrihet barazi gjinore, e jo dominim i një gjinie.

“Edhe burrat janë të shtypur, pritet prej tyre me pru pare në shtëpi”, tha ajo gjatë debatit.

Ajo thotë se shoqëria tradicionale shqiptare vë shumë presion dhe përgjegjësi edhe mbi shpatullat e meshkujve.

Gjithsesi, Molliqaj gjatë emisionit tregoi edhe për dukurinë shqetësuese të dhunës në familje, për të cilën i lë faj edhe edukimit dhe thotë se duhet të bëhet më shumë nga shteti për të parandaluar këso raste.

Këtë deklaratë e ka bërë ajo në emision ku po diskutohet për të drejtat e grave. Tema e emisionit është në vijë me Ditën e Gruas, 8 marsin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat