Zeneli: Kur ka dhunë mbi gratë, policia thotë “hajt shko te shpija se sen s’u bo”

Aktuale

Zeneli: Kur ka dhunë mbi gratë, policia thotë “hajt shko te shpija se sen s’u bo”

Më: 9 mars 2023 Në ora: 00:36
Kaltrinë Zeneli

Aktorja Kaltrinë Zeneli derisa foli për gruan përballë dhunës tha se është shqetësuese kur gratë e raportojnë dhunën ne Polici, dhe krejt çka marrin është një “hajt shko te shpija se sen s’u bo”.

Zeneli tha se ka raste kur gratë nuk marrin përkrahjen as nga prindërit e tyre.

Është shqetësuese kur këto gra kanë dhunë, dhe kur shkojnë me raportu në polici, edhe policia i thotë ‘ hajt shko te shpija se sen s’u bo’. Dmth nuk merren hiq me ta. Ka raste kur nuk ka përkrahje as prej prindit, kur i thotë mos ta nij zonin t’u anku, edhe rri”.

Zeneli po ashtu e përmendi një rast, kur një grua e cila ishte e dhunuar nga burri i saj, mezi arriti të shpëtonte anipse kishte video që dëshmonin dhunën ndaj saj dhe fëmijëve të saj.

“Unë e di 1 rast, që ka qenë bajagi i rond, edhe ka shku me video edhe me shenja kogja të mëdhaja, e ka kërcënu që edhe ka me vra dhe Policia nuk ka ndërmarrë kurgjo. Ajo u detyru me kërku ndihmë prej një fytyre publike që ajo me reagu diçka me bo, dhe Policia ka thon valla s’kena cka me bo se ai qështu është. Derisa ia kanë dërgu edhe një video tu i rreh edhe fëmijët e vet me zingjir, edhe mandej janë detyru menxi prej presionit, e kanë largu prej asaj familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat