Haxhiu: Frikësohem se finalja e dialogut nuk do të jetë ajo që ne kemi dëshiruar

Aktuale

Haxhiu: Frikësohem se finalja e dialogut nuk do të jetë ajo që ne kemi dëshiruar

Më: 9 mars 2023 Në ora: 00:45
Teuta Haxhiu

Ish-deputetja nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu thotë se Qeveria Kurti ka humbur shumë energji duke u marrë me çështjen e dialogut.

Haxhiu vlerëson se përfundimi i dialogut nuk do të jetë ajo që është dëshiruar.

“Edhe pse gjatë këtyre dy viteve kemi parë që të gjithë sektorët i ka lënë mbrapa dhe është marrë vetëm me çështjen e dialogut. Edhe pse e ka ranguar si pikë mos të them të fundit gati dialogun, mirëpo e ka qit si pikë të parë. Dhe gjatë gjithë kohës është marrë me çështjen e dialogut, kanë humb shumë energji, në këtë rast nuk them që duhet t’i lëmë të jenë vetëm, mirëpo t’i mbështesim për kur është interesi i vendit. Në këtë rast unë frigohem që dialogu ose finalja nuk do të jetë ajo që ne kemi dëshiruar. Kjo është ndoshta si e shoh unë në këtë rast”, deklaroi ajo.

Sa i përket çështjes së Asociacionit, ish-deputetja vlerëson se është temë e kryer, por siç thotë ajo është “krejt mënyra se si me kamuflu, me shit si produkt, me ripaketu ashtu siç e kanë në gjen Vetëvendosja”.

Sipas saj, themelimi i Asociacionit e rrezikon stabilitetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat