Dardan Molliqaj përplaset me Blerim Gashin

Aktuale

Dardan Molliqaj përplaset me Blerim Gashin

Më: 9 mars 2023 Në ora: 00:59
Dardan Molliqaj

Koncepti mbi dashurinë në sferën politike ka përplasur kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj me komentatorin politik, Blerim Gashi.

Teksa kritikoi Gashin, Molliqaj e ftoi atë që të përcaktohet me qëndrimet e tij nëse Asociacioni i komunave me shumicë serbe është ose jo pjesë e planit të Ahtisarit, dhe nëse ajo marrëveshje u nënshkrua nga ish-kryeministrat, Thaçi apo Mustafa.

Ndaj kësaj deklarate e menjëhershme ishte ndërhyrja e Gashit, i cili i tha Molliqajt “se dashuria e vjetër nuk harrohet”, duke aluduar në VV-në e Kurtit.

“Veç ata që s’kanë aftësi me u dashuru, mendojnë që veç një dashuri ekziston. Unë bëj pjesë në grupin e njerëzve me dashuru disa herë. A e din kush mendon që s’munden me dashuru më? Është shumë gabim koncepti që ekziston vec një dashuri. Veç ata që s’dashurojnë kurrë. Unë kam dashuru veç një herë. Dashurohesh, ose s’dashurohet hic. Potenciali i njeriut është me pas disa herë dashuri. Nuk është term ii duhur me shpjegu politikën përmes dashurisë. Bindjet dhe vullneti janë për mua".

Gashi për këtë koncept kishte një përgjigje ndryshe, siç ai “‘klasike”. 

”Mekanizmi 3 në marrëvshjen e planit të Ahtisarit nuk fol bre për dardha të dukta në Shtërpcë. Ju, nuk e di për kënd po menon. Mos më kallxo çka mendon Kurti. Unë e di që dashnia e vjetër s’harrohet, dashnia e parë. Unë e di që është veç një dashuri. Unë e di një ‘fa’r koncepti klasik që kur t’i ndërron dashuritë si shpesh, e ka një ‘far’ reni ajo punë”, shtoi Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat