Plani evropian, Lajçak sot qëndron për vizitë në Prishtinë

Aktuale

Plani evropian, Lajçak sot qëndron për vizitë në Prishtinë

Më: 9 mars 2023 Në ora: 06:44
Lajçak dhe Kurti

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot dhe nesër qëndron për vizitë në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga Brukseli, Lajçaku vjen me qëllimin që siç u tha të vazhdojë diskutimet si pjesë përcjellëse e takimit të nivelit të lartë që ngjau më 27 shkurt në kryeqytetin e BE-së dhe përgatitjeve për mbajtjen e tjetrit më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Tema kyçe e bisedimeve me palë të ndryshme do jetë aneks-plani i zbatimit të krejt pikave të propozimit evropian për ujdi që u pajtua si dokument i pandryshuar.

Pas Prishtinës, Lajpak do të vizitojë edhe Beogradin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat