A mori leje për intervistë nga Dejona Mihali? Kështu përgjigjet Glauk Konjufca

Aktuale

A mori leje për intervistë nga Dejona Mihali? Kështu përgjigjet Glauk Konjufca

Më: 9 mars 2023 Në ora: 10:15
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka folur mbrëmë për aktivisten dhe zyrtaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, e cila ishte akuzuar sipas deputetit Haki Abazi, për “ngufatje të zërit të deputetëve” dhe demokracisë brenda Grupit Parlamentar të LVV-së.

Konjufca, u pyet të mërkurën mbrëma nëse ka marrë leje për intervistën e zhvilluar në ATV.

Kryekuvendari fillimisht u shpreh se nuk po e kupton këtë pyetje. Megjithatë, theksoi se i ka parë kritikat që kanë shkuar në adresë të Mihalit, të cilën ligjvënësi Abazi e kishte quajtur “masha e kontrollit” të deputetëve të  LVV-së.

Sidoqoftë, Konjufca tha se kritikat nuk ia determinojnë atij pyetjet. Theksoi se nuk qëndrojnë ‘aspak’ pretendimet për një gjë të tillë.

“Unë nuk po e kuptoj këtë pyetje. Kritikat i kam parë. Kritikat nuk m’i determinojnë mua pyetjet. Jo aspak”, shtoi ai në një intervistë të zhvilluar mbrëmë.

Kush është Dejona Mihali? 

Ndonëse nuk është aq emër i njohur për publikun kosovar, Mihali është një nga aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo nuk ka paraqitje në media, por shihet shpeshherë në fotografitë zyrtare me ministra të ndryshëm të Qeverisë Kurti, edhe pse nuk ka ndonjë funksion publik në ekzekutiv.

Por, ajo është një nga figurat më të rëndësishme në LVV, teksa mban funksionin e anëtares së kryesisë.

Bazuar në ueb-faqen zyrtare të partisë në pushtet, ajo është  ‘Koordinatore e Komiteteve‘ në LVV. Këtë pozitë thuhet se e mban që nga viti 2016, raporton Paparaci.

Ndërkohë, në ueb-faqen e LVV-së në Shqipëri, nuk jepen aq shumë informacione për të, ngjashëm si në Kosovë.

Ajo çfarë është publike figuron se Mihali studimet universitare e pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Filozofi-Sociologjisë

“Dejona Mihali lindi në Tiranë në vitin 1980. Studimet universitare e pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Filozofi-Sociologjisë. Pas studimeve ka ligjëruar në universitet dhe ka drejtuar programe universitare. Ka marrë pjesë në projekte studimore, e përkthime të fushës. Është koordinatore e komiteteve profesionale të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat