Glauk Konjufca: S’jam këtu për me bo amin çka të më thonë

Aktuale

Glauk Konjufca: S’jam këtu për me bo amin çka të më thonë

Më: 9 mars 2023 Në ora: 10:29
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, mbrëmë në një paraqitje televizive ka folur për Asociacionin.

Konjufca deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për themelimin e Asociacionit është udhërrëfyes i palës kosovare, sa i përket implementimit të marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2015 në Bruksel.

I pyetur pse liderët shtetërorë kanë qasje selektive kur bëhet fjalë në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, Konjufca ka thënë se vendimet e kësaj gjykate ai i interpreton duke u bazuar edhe në parime të tjera.

“Nuk jam i zgjedhur unë për me pranu gjithçka. Unë e kam njëfarë formimi prej nga vijë edhe pse populli më ka besu, dhe kjo është njëfarë mesatare që gjendet në mes të asaj që unë kam obligime, të cilat vijnë prej Kushtetutës. Unë duhet me e interpretu edhe njëfarë konteksti historik të Kosovës, unë për qata jam i zgjedhur. Nuk jam i zgjedhur veç me thanë “amin” për gjithçka. Unë e kam njëfarë formimi prej kahit vij edhe për çka vij”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat