Lajm i mirë: Ministrat e BE-së miratojnë me unanimitet liberalizimin e vizave për Kosovën

Aktuale

Lajm i mirë: Ministrat e BE-së miratojnë me unanimitet liberalizimin e vizave për Kosovën

Më: 9 mars 2023 Në ora: 12:59 Përditësuar në ora: 13:23 më 09.03.2023
Foto ilustrim

Suedia lavdëroi progresin e Kosovës për vizat

Këshilli i Ministrave të BE-së sot ka miratuar në lexim të parë lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës.

Heqja e vizave për Kosovën do të zbatohet që nga data kur Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) hyn në fuqi ose nga 1 janari 2024, cilado që të vijë e para.

Rregullat e reja tani duhet të miratohen nga Parlamenti Europian përpara se të nënshkruhen dhe publikohen në gazetën zyrtare të BE-së.

Ministrja suedeze për Migracionin, Maria Malmer Stenergard, vendi i së cilës udhëheq Presidencën e BE-së, lavdëroi progresin e Kosovës.

“Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar menaxhimin e sigurisë dhe migracionit dhe për të harmonizuar politikën e saj të vizave me atë të BE-së. Shpresojmë që bashkëpunimi ynë në këto fusha të vazhdojë të jetë i frytshëm”.

Komisioni ka thënë se do të vazhdojë të monitorojë në mënyrë aktive zbatimin e kërkesave ndaj Kosovës, duke përfshirë harmonizimin e politikave të vizave, përmes mekanizmit pas liberalizimit të vizave.

Para se të shkojë në seancë plenare të Parlamentit Europian, dosja e liberalizimit të vizave do të hidhet në votim sërish në LIBE.

Lajm i mirë: Ministrat e BE-së miratojnë me unanimitet liberalizimin e vizave për Kosovën

Këshilli i Ministrave ka miratuar të enjten me unanimitet liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kështu ka bërë të ditur  Drejtori i Institutit Epik, Demush Shasha.

“Ndjenjë e veçantë të shohësh se si një sagë 10 vjeçare përfundon brenda 10 sekondash të një mbledhjeje.

Tani ka mbetur vetëm edhe miratimi në seancën plenare të Parlamentit Evropian ku pritet përkrahje përsëri pothuaj unanime”, ka shkruar Shasha në Facebook.

Ndryshe, Shasha kishte njoftuar se Këshilli i Ministrave të BE-së, do të mblidhet sot, ku në rend të ditës është edhe leximi i parë i aprovimit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai madje ka thënë  se Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Lajm i shkëlqyer, Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën, nën “piken A” që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik”, ka shkruar Shasha në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat