Rama: BE-ja po e heq nga vetja njollën e trajtimit të Kosovës si një vend jashtë Evropës

Aktuale

Rama: BE-ja po e heq nga vetja njollën e trajtimit të Kosovës si një vend jashtë Evropës

Më: 9 mars 2023 Në ora: 13:48
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se më në fund Bashkimi Evropian po e heq nga vetja njollën e trajtimit të Kosovës si një vend jashtë Evropës.

Ky reagim i Ramës vjen pasi Këshilli i Ministrave të BE-së vendosi që ta miratojë në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Evropës!

Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Evropian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat