Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 16:00

Aktuale

Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 16:00

Më: 9 mars 2023 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Seanca e Kuvendit të Kosovë ka shkuar në pauzë deri në orën 16:00.

Pas rikthimit nga pauza pritet të diskutohet shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158,

shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,

shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”,

shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit

“Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”, e

mërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, si dhe shqyrtimi i Projekt-Deklaratës në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat