Si i hyri në shtëpi xhandarmëria serbe dhe ia terrorizoi familjen? Flet ish-ushtari i UÇPMB-së

Aktuale

Si i hyri në shtëpi xhandarmëria serbe dhe ia terrorizoi familjen? Flet ish-ushtari i UÇPMB-së

Më: 9 mars 2023 Në ora: 14:56
Nadir Sefedini

Me urdhër të Gjykatës së Vranjës, plot 12 shtëpi të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, janë bastisur nga ana e xhandarmërisë serbe.

Këtë e ka konfirmuar edhe ish-ushtari i UÇPMB-së, Nadir Sefedini.

Sefedini tha se ishte në Zvicër, ditën kur u njoftua nga familjarët se xhandarmëria serbe kishte hyrë në shtëpinë e tij në Malësinë e Bujanovcit.

Ai tha se në orën gjashtë në mëngjes e gjithë familja e tij ishte traumatizuar pas aksionit të policisë.

“Fëmiijët i kam në Gjilan, vet në Gjilan, më 3 mars kam shku në Zvicër kam kalu ka pika kufitare e Kumanovës, së di pse smë kanë arrestu pasi prej 1 deri me 27 shkurt kam qenë në qat fazë. Kemi pas kamera, I kemi pa n’6 sabahit xhandarmëria serbe hyri tu i thy dyert. Fëmijët dhe e gjithë familja janë traumnatizu”, tha Sefedini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat