Zgjedhjet në Veri, KQZ: Është në vullnetin e lirë të subjekteve që të marrin pjesë ose jo

Aktuale

Zgjedhjet në Veri, KQZ: Është në vullnetin e lirë të subjekteve që të marrin pjesë ose jo

Më: 9 mars 2023 Në ora: 15:20
KQZ

Lista Serbe ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet në Veri që pritet të mbahen më 23 prill.

Për këtë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se “është në vullnetin e lirë të subjekteve politike që të marrin pjesë ose jo në një process zgjedhor”.

Ai njoftoi se sot KQZ ka nisur zbatimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave dhe për dy kuvende komunale.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke filluar nga sot, ka nisur zbatimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave dhe për dy kuvendet komunale.

KQZ-ja, si çdo herë tjetër, mbetet e përkushtuar për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Është në vullnetin e lirë të subjekteve politike që të marrin pjesë ose jo në një proces zgjedhor”, tha Elezi 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat