Bislimi për liberalizimin e vizave: Shkojmë drejt fazave të fundit, qytetarët do të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024

Aktuale

Bislimi për liberalizimin e vizave: Shkojmë drejt fazave të fundit, qytetarët do të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024

Më: 9 mars 2023 Në ora: 15:33
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri për për integrim evropian, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se votimi i sotëm në Këshillin e Ministrave është një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai thotë se me votimin e sotëm, shkojmë drejt fazave të fundit dhe përfundimit të procesit.

“Procedurat e mbetura janë miratimi nga Parlamenti Evropian, nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së” ka thënë mes të tjerash Bislimi.

Ai thotë se hapat më lartë pritet të përfundojnë brenda pjesës së parë të këtij viti.

“Pritja e gjatë po shkon hap pas hapi drejt fundit, ku qytetarët do mund të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024” përfundoi Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat