Gashi për vizat: Atë që të tjerët nuk e arritën për 10 vjet, Albini e arriti për 10 sekonda

Aktuale

Gashi për vizat: Atë që të tjerët nuk e arritën për 10 vjet, Albini e arriti për 10 sekonda

Më: 9 mars 2023 Në ora: 15:35
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi e ka komentuar votimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se atë çfarë të tjerët nuk e kanë arritur për 10 vite, kryeministri Kurti e ka arritur për 10 sekonda.

Sipas tij, ky votim nga shtetet e Evropë është bërë për 10 sekonda.

“10 vjet apo 10 sekonda? Atë që të tjerët nuk e arritën për 10 vjet, Albini e arriti për 10 sekonda! Votimi për liberalizim të vizave u bë nga shtetet e Europës për 10 sekonda. Mos i hapni shampanjat siç i hapnin të tjerët dhe mos thuani që liberalizimi ka ndodhur pardje sepse votimi për liberalizim është bërë sot!”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, Eurodeputeti Lukas Mandl ka kritikuar BE-në për zvarritjen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Duke e komentuar vendimit e sotëm të Këshillit të BE-së për liberalizim për kosovarët, ai ka bërë me dije se ky veprim është shumë i vonuar.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ia ka shkruar se të gjithë duhet të pyesin veten pse disa vendime zgjasin kaq shumë.

“Kjo është shumë e vonuar. Kemi arsye për të qenë të lumtur. Por ne gjithashtu duhet të pyesim veten pse disa vendime që e bëjnë jetën më të mirë për shumë njerëz dhe nuk do të dëmtonin askënd ndonjëherë zgjasin kaq shumë në BE”, ka shkruar Mandl.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat