Raporti i Freedom House, reagon Qeveria

Aktuale

Raporti i Freedom House, reagon Qeveria

Më: 9 mars 2023 Në ora: 15:48
Qeveria

Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar pas raportit të fundit të publikuar nga Freedom House, ku Kosova ka shënuar përmirësim në aspektin e lirive civile dhe të drejtave politike.

Në reagimin zyrtar të Qeverisë thuhet se disa nga arsyet qe Kosova ka shënuar përmirësim në raportin e Freedom House janë ulja e ndikimit të rrjeteve klienteliste në qeveri, rritja e përfaqësimit të grave të komunitetit serb dhe atij LGBT dhe ulja e ndikimit politik në emërimin e drejtuesve të universitetit.

Ky është reagimi i plotë i Qeverisë:

Kosova shënon një nga ngritjet më të larta në botë në Raportin e Freedom House

Me përmirësimin prej katër pikëve në edicionin e 50-të të raportit të Freedom House, Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor, e dyta në Evropë dhe e treta në botë për nga përmirësimi vjetor në fushën e të drejtave politike dhe lirive civile.

Sipas përfaqësuesve të organizatës Freedom House, disa prej arsyeve kryesore të këtij përmirësimi ishin:

-Ulja e ndikimit të rrjeteve klienteliste në qeverinë aktuale

-Rritja e përfaqësimit të grave të komunitetit serb në Kosovë dhe pjesëtarëve të komunitetit LQBT plus në institucionet qeverisëse dhe jetën politike

-Ulja e ndikimit politik në emërimin e drejtuesve të universitetit dhe avancimi i lirisë akademike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat