Raci tregon pse marrëveshja duhet të nënshkruhet më 18 mars

Aktuale

Raci tregon pse marrëveshja duhet të nënshkruhet më 18 mars

Më: 10 mars 2023 Në ora: 17:26
Analisti Gazmir Raci

Analisti Gazmir Raci ka bërë me dije se aneksi i marrëveshjes së Panit të BE-së duhet të nënshkruhet në takimin e 18 marsit, i cili do të mbahet në Oher.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se nga 20-24 mars në Bruksel do të ketë takime të ministrave të jashtëm dhe liderëve të shteteve anëtare të BE-së.

“Përmbyllja e marrëveshjes sipas propozimit të BE-së me 18 mars në Ohër ka rëndësi të veçantë sepse nga 20-24 mars 2023 në Bruksel do të ketë takime të Ministrave të jashtem dhe Liderëve të shteteve anëtare të BE-së.

Garancitë për zbatim janë më të fuqishme kësaj radhe në dialogun e Brukselit sepse dokumenti mund të marr miratimin edhe të Këshillit të BE-së gjatë Samitit të shefave të shteteve anëtare”, ka shkruar Raci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat