Nexhmedin Spahiu: Pas Rugovës, Albin Kurti është më patrioti

Aktuale

Nexhmedin Spahiu: Pas Rugovës, Albin Kurti është më patrioti

Më: 11 mars 2023 Në ora: 07:34
Nexhmedin Spahiu

Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është më patrioti se të gjithë të tjerët që kanë qenë në pushtet deri më sot, përveç Ibrahim Rugovës.

Spahiu tha se nuk ka dyshim që Kurti është patriot.

“Unë besoj që Kurti është patriot. Mendoj që ka disa gjëra që Kurti nuk i dinë e nuk i kupton, psh nuk e kupton rëndësinë e asaj fjale që do të njihen simbolet kombëtare. Por, nuk kam dyshim që Albin Kurti nuk është patriot. Mendoj që është më patrioti se krejt këta që kanë qenë në pushtet, përvec Rugovës”, tha Spahiu.

Spahiu ka pasur kritika për Kurtin lidhur me disa veprime në dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat