Ish-diplomati: Kurti është në avantazh në raport me Vuçiqin, theu tabutë e parimeve

Aktuale

Ish-diplomati: Kurti është në avantazh në raport me Vuçiqin, theu tabutë e parimeve

Më: 11 mars 2023 Në ora: 09:51
Albin Kurti

Ish-diplomati, Tomorr Avdia ka folur për takimet që pati i dërguarit special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak me krerët institucional, e që tha se është një avantazh që ka krijuar Qeveria në dialog.

Avdia tha se Kurti është në avantazh në raport me Vuçiqin, pasi ka thyer tabut e parimeve.

“Takimet në mes diplomatit të Lajçakut dhe drejtuesve të lartë të shtetit duket se është një lloj raporti dhe avantazhi që ka krijuar në dialog Qeveria në raport edhe me kërkesat e ndërkombëtarëve. Është një hap i papritur dhe pozitiv që ka realizuar Qeveria në dialog. Jo në raport me kërkesat por në raport me parimet. Siç duket Kurti ka gjetur një koherencë të mbështetjes në dialog. Duket se në dialogun e 18 marsit, kryeministri Kurti është me një gjysmë pike në avantazh në raport me Vuçiqin, për arsye se ka thyer tabut e parimeve dhe tani Kurti e ka krijuar këtë avantazh, çfarë ia lehtëson uljen në karrigen e debatit edhe për shumë arsye tjera”, deklaroi ai.

Po ashtu, Avdia theksoi se kryeministri Kurti gjatë dy muajt e fundit ka pasur maturi në deklarime të tij. Sipas tij, këto korniza e favorizojnë në dialog.

“Kurti gjatë dy muajt e fundit ka pasur këshillime më të mira. Një dosje e cila i është ofruar realisht në bisedime, ka pasur një qetësi në deklarata dhe ka qenë i shkurtër në deklarime të tij si dhe ka pasur maturi. Këto janë korniza që e favorizojnë në dialog ose në bisedime ndërkombëtare të nivelit të rëndë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat