​Haradinaj kujton demonstratën e 11 marsit: I dha drejtim kauzës për liri

Aktuale

​Haradinaj kujton demonstratën e 11 marsit: I dha drejtim kauzës për liri

Më: 11 mars 2023 Në ora: 12:29
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar demonstratat e '81-s në 42-vjetorin e tyre.

Haradinaj ka thënë se demonstrata e 11 marsit të vitit 1981, u pasua nga kryengritje gjithë popullore.

"42 vjet më parë, studentët e Universitetit të Prishtinës me guximin dhe vizionin e tyre mposhtën frikën dhe i dhanë drejtim kauzës sonë për liri. 11 marsi ishte demonstrata më e fuqishme, e cila do të pasonte në kryengritje gjithë popullore", ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Haradinaj ka shtuar se prej asaj kohe e deri tek lufta e UÇK-së, asnjëherë nuk rreshti rezistenca për liri.

"Që nga ajo kohë e deri më 1999 nuk rreshti asnjëherë rezistenca për liri dhe pavarësi të Kosovës, prej asaj paqësore deri tek ajo e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mirënjohës përjetë!", është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat