Kryediplomati grek nesër vjen në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin

Aktuale

Kryediplomati grek nesër vjen në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin

Më: 11 mars 2023 Në ora: 14:51
Nikos Dendias

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, do të vijë në Prishtinë këtë të diel.

Dendias do të ketë takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Më pas ai do të pritet dhe do të zhvillojë një takim me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, në një drekë të shtruar për nder të tij nga ky i fundit.

Së fundi, ministri i Punëve të Jashtme do të ketë një takim kokë më kokë me homologen e tij Donika Gërvalla-Schwarz.

Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet për dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat