Ish-kryetari i LDK-së në Zvicër: Sejdiu do të duhej t’ia lëshonte Dioguardit postin e presidentit

Aktuale

Ish-kryetari i LDK-së në Zvicër: Sejdiu do të duhej t’ia lëshonte Dioguardit postin e presidentit

Më: 11 mars 2023 Në ora: 19:55
Ish-kryetari i parë i Lidhjes Demokratike në Zvicër dhe xehetari i njohur, Shaip Latifi

Ish-kryetari i parë i Lidhjes Demokratike në Zvicër dhe xehetari i njohur, Shaip Latifi përveç xehetarisë ka folur edhe për politikën në Kosovë.

I ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova, ai u pyet se ku qëndron LDK-ja sot si vlerë. Ai tha se LDK-ja e ditëve të sotme vetëm emrin e mban, “e cila shumë pak ka të bëjë me LDK-në”.

Po ashtu, Latifi tha se sipas mendimit të tij, Fatmir Sejdiu për pozitën e presidentit do të ishte dashur që t’ia lëshonte vendin dikujt më të mirë se vetja, nëse më të vërtet e donte Kosovën.

“Fatmir Sejdiu kurdo me u zgjedh kryetar, nëse e don këtë vend kishte me thënë ‘e kam një njëri më të mirë se unë’. Kë? Joe Dioguardin. Po të kishte me qenë Dioguardi kryetar i Kosovës, ku ishim ne sot? Atë s’mund ta blesh”, tha mes tjerash ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat