Deputeti i LVV-së: Protestat zinxhirore të 81′-ës ishin shkëndijë e çlirimit që u kurorëzua me luftën e UÇK-së

Aktuale

Deputeti i LVV-së: Protestat zinxhirore të 81′-ës ishin shkëndijë e çlirimit që u kurorëzua me luftën e UÇK-së

Më: 11 mars 2023 Në ora: 21:46
Valon Ramadani

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka kujtuar demonstratat studentore të vitit 1981.

Ai thotë se kjo ngjarje shënon një kthesë vendimtare për mobilizimin qytetar.

Ajo që u nis nga studentët e vazhdoi me punëtorët (në ato që njihen si “demostratat e punëtorëve” në mbështetje të studentëve të ndaluar) kulmoi me prani të mbi 1 milionë qytetarëve nëpër rrugët e Kosovës që detyruan armatën jugosllave të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme e pastaj edhe shtetrrethimin” ka shkruar Ramadani në facebook.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Pranvera e 11 marsit të ’81-ës

Sot është 42-vjetori i protestave studentore që u përkthyen në revoltë mbarëpopullore. Kjo ngjarje ishte një kthesë vendimtare për mobilizimin qytetar që secesionin nga ish-Jugosllavia ku shtypeshim e konsideroi domosdoshmëri.

Ajo që u nis nga studentët e vazhdoi me punëtorët (në ato që njihen si “demostratat e punëtorëve” në mbështetje të studentëve të ndaluar) kulmoi me prani të mbi 1 milionë qytetarëve nëpër rrugët e Kosovës që detyruan armatën jugosllave të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme e pastaj edhe shtetrrethimin.

Kjo protestë zinxhirore ishte shkëndijë e çlirimit që u kurorëzua me luftën e UÇK-së.

Sot, pas 42 vitesh i nderojmë e i përkujtojmë akterët që e inicuan atë valë shpërthyese që e gërryu në tërësi një Federatë shtypëse të popullit tonë, duke e shprehur mirënjohjen për guximin e tyre të pashembullt e determinues për aktualitetin që e gëzojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat