Kurti pranon draftin e Projektligjit për Fondin Sovran

Aktuale

Kurti pranon draftin e Projektligjit për Fondin Sovran

Më: 13 mars 2023 Në ora: 18:04
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot grupin e ekspertëve të ngarkuar me hartimin e Projektligjit për Fondin Sovran.

Grupi i ekspertëve, i udhëhequr nga koordinatorja znj.Rrezarta Pllana, informoi Kryeministrin Kurti lidhur me punën intensive në hartimin e projektligjit, përfshirë këtu takimin me përfaqësuesit e fondeve investive nga Greqia e Sllovakia.

Projektligji për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës, është publikuar sot në platformën e konsultimeve, i qasshëm për lexim dhe komentim të publikut dhe palëve të interesuara.

Fondi Sovran do të administrojë ndërmarrje e asete të Republikës me potencial zhvillimor, duke përmirësuar qeverisjen dhe duke rritur vlerën e tyre, me synim zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat