​FMN shpreh gatshmëri për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës

Aktuale

​FMN shpreh gatshmëri për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës

Më: 14 mars 2023 Në ora: 18:42
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi priti në takim përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të udhëhequr nga Gabriel Di Bella.

Në takimin u vlerësua pozitivisht qasja dhe strategjia e Qeverisë në përballimin e krizave të shumëfishta, formalizimin e aktiviteteve të ekonomisë dhe krijimin e një vizioni për të ardhmen prosperuese të vendit, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

“Gjatë takimit u diskutua rreth punës dhe analizave të misionit në lidhje me Kosovën e gjithashtu dhe bashkëpunimin e mbështetjen e FMN-së ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës. Misioni vlerësoi pozitivisht qasjen dhe strategjitë e Qeverisë në përballimin e krizave të shumëfishta, formalizimin e aktiviteteve të ekonomisë dhe krijimin e një vizioni për të ardhmen prosperuese të vendit. Shprehën dhe gatishmërinë për të ndihmuar me asistencë të mëtejme teknike dhe gjetjen e formave të tjera të thellimit të bashkëpunimit. Edhe në raportin e fundit të FMN-së, Kosova është vlerësuar pozitivisht, me rritjen dhe performancën më të mirë nga vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Palët diskutuan dhe mbi mungesën e stabilitetit në tregun energjetik ndërkombëtar dhe efektet e saj në Evropë dhe rajon, të cilat janë ndjerë dhe në Kosovë. Qeveria ka marrë masa efikase për të lehtësuar barrën e krizës energjetike dhe efektet e saj tek qytetarët.

Duke i falënderuar dhe vlerësuar për bashkëpunimin përmes projekteve dhe mbështetjes së tyre, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se mirëpret përkrahje të mëtejme nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për të tejkaluar sfidat e përbashkëta me të cilat përballet Kosova, rajoni dhe Evropa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat