U raportua se i vdiq djali, reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë

Aktuale

U raportua se i vdiq djali, reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë

Më: 15 mars 2023 Në ora: 17:47
Halil Kastrati dhe djali i tij Uwejsi

Humanisti Halil Kastrati përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar për lajmet rreth vdekjes së djalit të tij Uwejsit.

Ai është shprehur se lajmet të cilat po qarkullojnë në media nuk janë të vërteta dhe se djali i tij gëzon një shëndet të mirë.

Ai i’u ka bërë thirrje organeve kompentente të merren me këtë çështje.

“Lajmi kinse ka vdekur Uwejsi është gënjeshter! Qysh nga orët e hershme të mëngjesit unë, familja dhe i gjithë stafi i Shoqatës kemi pranuar thirrje e mesazhe rreth lajmit që është publikuar në Tik Tok për kinse vdekjen e djalit tim Uwejsit.

Ju informoj se duke e falenderuar Zotin Uwejsi është shëndosh e mirë njëkohësishtë ju bëj thirrje organeve kompentente me u marr me ata të cilët kanë publikuar këtë lajm”, ka thënë Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat