Raci: Neni 21 i Traktatit të BE-së si pjesë e planit evropian është kafshatë që nuk kapërdihet nga Serbia

Aktuale

Raci: Neni 21 i Traktatit të BE-së si pjesë e planit evropian është kafshatë që nuk kapërdihet nga Serbia

Më: 15 mars 2023 Në ora: 18:38
Gazmir Raci

Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë se kafshata që nuk po mund të kapërdihet nga Serbia është neni 21 i Traktatit të BE-së që është pjesë e pikës 4 të planit evropian.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se Serbia obligohet që politikën e jashtme dhe të sigurisë ta harmonizojë me BE-në dhe t’i vendosë sanksione Rusisë.

Postimi i plotë:

Neni 21 i Traktatit të BE-së që është pjesë e pikës 4 te Planit Franko-Gjerman është kafshata që nuk po mund të kaperdihet nga Serbia. Serbia obligohet që politiken e saj të jashtme dhe të sigurisë ta harmonizojë me ate të BE dhe duhet mënjeherë ti vendos sanksione Rusisë për shkak të luftës së pa provokuar ne Ukrainë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat