Kajtazi: Në PDK ka përplasje mes atyre që njihen si grupi i “Bon Vivantit” dhe gardës së vjetër

Aktuale

Kajtazi: Në PDK ka përplasje mes atyre që njihen si grupi i “Bon Vivantit” dhe gardës së vjetër

Më: 16 mars 2023 Në ora: 22:14
PDK

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se dy liderët politik të opozitës Lumi Abdixhiku dhe Memli Krasniqi, nuk mund të ushtrojnë kontrollë mbi partitë e tyre.

Tutje, Kajtazi ka thënë se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi shihet si ushtrues detyre i kryetarit të partisë.

Ai ka folur edhe për problemet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, përfshirë këtu edhe dorëheqjen e nënkryetares Shqipe Mjekiqi.

“Në një situatë si kjo nuk do të duhej të kishte dallime mes pozitës dhe opozitës dhe të ishte një qëndrim unik përballë Serbisë. Tu e pas parasysh që kjo nuk ka ndodhë as në të kaluarën as tash, mendoj që opozita e ka luajtur rolin e vet kogja mirë deri tash, kemi një opozitë të dobët në numra, dhe kemi dy parti politike që udhëhiqen nga liderë të ri dhe nuk i kanë në kontrollë partitë e tyre. Kemi një përplasje brenda PDK për rikthimin e gardës së vjetër politike përfshirë Limajn.Në anën tjetër LDK ka probleme me gardën e vjetër, shto kësaj edhe problemet që i kanë tash që po shfaqe dorëheqjet”.

Mes tjerash, gazetari Kajtazi ka thënë se brenda PDK-së ka përplasje mes atyre që njhen si grupi i Bon Vivantit dhe gardës së vjetër.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 18 mars pritet të takohen në Ohër për të diskutuar për planin e zbatimit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat