Krasniqi: Nuk e kam asnjë besim më tek Kurti

Aktuale

Krasniqi: Nuk e kam asnjë besim më tek Kurti

Më: 17 mars 2023 Në ora: 00:08
Frashër Krasniqi

Anëtari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës Frashër Krasniqi, ka thënë në Edicionin Special në Klan Kosova se nuk ka besim tek kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Krasniqi tha se Kurti do ta sjell Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Në fillim ai ka thënë që nuk do të ketë fare Asociacion. Tani po thonë që do ta sjellin Asociacionin pa kompetenca ekzekutive. Por, do ta sjell Asociacioni me të gjitha kompetencat e vitit 2013-të. Madje pika e 7 e marrëveshjes sjell edhe më shumë, flet për vetëmenaxhim të serbëve”, tha Krasniqi.

Më 18 mars në Ohër kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do të takohen për të negociuar rreth zbatimit të Planit franko-gjerman.

Ekziston mundësia që në atë takim të ketë edhe nënshkrim të narrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat