Mazreku: Vlera totale e dëmeve të paguara nga automjetet e paregjistruara arrin në 60 milionë euro

Aktuale

Mazreku: Vlera totale e dëmeve të paguara nga automjetet e paregjistruara arrin në 60 milionë euro

Më: 17 mars 2023 Në ora: 00:37
Sami Mazreku

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku ka folur për tiketat e reja ngjitëse për automjete.

Mazreku ka thënë se nga marsi i vitit të kaluar deri në fund të atij viti 10-15% e dëmeve që janë raportuar në BKS për kompensim kanë ardhur nga aksidentet e shkaktuara nga automjetet pa sigurim dhe pa regjistrim.

Ai tha se “nëse flasim në vitet e kaluara 2012-2022 kemi rreth 22 mijë dosje të mbyllura me pagesë në vlerë prej rreth 42 milionë euro ku shkaktarë kanë qenë pa sigurim dhe pa regjistrim”.

Sipas tij, që nga viti 2002 vlera totale e dëmeve të paguara arrin rreth 60 milionë euro nga automjetet e paregjistruara.

“Nëse e përfshijmë edhe periudhën para vitit 2012 që nga viti 2002 në kohën kur shoqata ka menaxhuar me fondin garantues, tash fondi i kompensimit, total vlera e dëmeve të paguara arrin vlerën prej 60 milionë euro nga automjetet e paregjistruara”, përfundoi Mazreku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat