Burjani për takimin në Ohër: Nuk do të ketë nënshkrim

Aktuale

Burjani për takimin në Ohër: Nuk do të ketë nënshkrim

Më: 17 mars 2023 Në ora: 13:21
Blerim Burjani

Të shtunën më 18 mars, në Ohër do të mbahet raundi i ri i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa si nikoqirë do të jenë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i mbështetur nga emisari special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak. Edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të jetë i pranishëm në këtë ngjarje.

Lidhur për këtë takim ka folur analisti politik, Blerim Burjani.

I pyetur se nesër në këtë takim a pritet të ketë ndonjë nënshkrim të marrëveshjes, ai ka thënë se nuk do të ketë nënshkrim, por do të ketë përparim për zbatimin e planit.

“Nuk do të ketë nënshkrim, por do të ketë përparim për zbatimin e planit, pra do të diskutohet dhe në disa tema pritet përafrim, përderisa tema që nuk ec mund të jetë asociacioni, që pritet që do të diskutohet opsioni për praktikat e mira evropiane që ka të bëjë në formimin e asociacionit”, ka deklaruar Burjani.

Nga ana e Kosovës ajo që pritet të jetë çështja më e ndjeshme ndoshta, është ajo që ndërlidhet me nenin 7 dhe nenin 10 të marrëveshjes, që ka të bëjë me vetë menaxhimin e komunitetit serb në Kosovë, çështjen e statusit të kishës ortodokse serbe dhe zbatimi i marrëveshjeve paraprake. Pra, me fjalë të tjera, kjo ndërlidhet me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Burjani, ka thënë se Nuk do të ketë normalizim të plotë të marrëdhënieve por ideja e planit është që Kosova dhe Serbia të jetojnë në fqinjësi më të mirë, njohje reciproke de jure nuk do të ketë.

“Nuk do të ketë normalizim të plotë të marrëdhënieve por ideja e planit është që Kosova dhe Serbia të jetojnë në fqinjësi më të mirë, njohje reciproke de jure nuk do të ketë por do të ketë pranim të lehtë nga ana e Serbisë, bashkë-fqinjësinë duhet të pranoj Serbia, kjo do te jet nje njohje pa njohje formale, zyrtarisht Serbia nuk do ta njohe asnjëherë Kosovën, përveç se do të ketë sanksione izoluese shkatërruese ndaj ekonomisë serbe, pra vetëm një gjendje plotësisht ndryshe, nëse Rusia eskalon konfliktin më gjerë, Serbia do të ketë dy rrugë ose të zgjedhe perëndimin ose Rusinë”, ka thënë ai.

Se a do të ketë normalizim të plotë, analisti politik Blerim Burjani, thotë se Serbia duhet të pranoj fqinjësinë e mirë, Kosova duhet të garantoj jetesën serbëve dhe çështjet fondamentale njerëzore me standarde të verifikushme ndërkombëtare.

“Palët duhet te respektojnë elementet e pavarura të shteteve, sovranitetin, integritetin dhe fqinjësinë e mirë, palët supozohet se duhet të pranojnë kufijtë formalisht dhe të mos ketë ndërhyrje negative. Serbia duhet të pranoj fqinjësinë e mirë, Kosova duhet të garantoj jetesën serbëve dhe çështjet fondamentale njerëzore me standarde të verifikushme ndërkombëtare”, është shprehur analisti politik Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat