Qerkini kërkon nen të veçantë për personat e pagjetur të luftës në Kosovë

Aktuale

Qerkini kërkon nen të veçantë për personat e pagjetur të luftës në Kosovë

Më: 18 mars 2023 Në ora: 11:22
Bajram Qerkini

Bajram Qerkini, kryetari i organizatës për të pagjeturit e luftës në Kosovë “Zëri i prindërve”,  ka thënë që kanë rikujtuar disa herë që duhet të ketë një nen për të pagjeturit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Personat e pagjetur duhet të kenë nenin e veçantë e jo në nenin e gjashtë  ku përzihet me politikë, jashtë politike”, ka thënë Qerkini, duke shtuar se nuk kanë ndonjë marrëveshje tjetër.

Qerkini kërkon që neni për personat e pagjetur të jetë human dhe bisedat që bëhen mes dy palëve të jenë njerëzore pa u përzier me çështje politike.

“Nëqoftëse vazhdon me poolitike  do të vazhdojë dhe me shekuj”, ka thënë ai, duke shtuar se  ka bërë me dije që nuk kanë qetësim nëse nuk ka një pikë të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat