Arben Ratkoceri: Nuk pres nënshkrim klasik të marrëveshjes për shkak të deklaratës së Vuçiqit dje

Aktuale

Arben Ratkoceri: Nuk pres nënshkrim klasik të marrëveshjes për shkak të deklaratës së Vuçiqit dje

Më: 18 mars 2023 Në ora: 14:47
Arben Ratkoceri

Njohësi i çështjeve politike, Arben Ratkoceri, tha për teve1 se nuk pret nënshkrim klasik të marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë sot.

Ratkoceri tha se nuk është optimist për një nënshkrim të tillë për shkak të deklaratës së presidentit serb Vuçiq një ditë më parë i cili kishte deklaruar se nuk shkon në Ohër për të vendos ndonjë marrëveshje të caktuar.

“Nuk pres nënshkrim klasik shkaku edhe i deklaratës së Vuçiqit dje i cili tha se nuk shkon në Ohër për të vendos ndonjë marrëveshje të caktuar.

Minimumi do të jetë një deklaratë e përbashkët në të cilën mund të theksohet progresi i bisedimeve, bisedimet janë hermetike dhe mungojnë informacionet qoftë nga ndërkombëtarët ..andaj duket se do të jenë të kujdesshëm edhe se si do të dalin në deklarata qoftë Kurti apo Vuçiq apo edhe ndonjë deklaratë të përbashkët”, tha Ratkoceri.

Njohësi Ratkoceri tha se nuk beson se do të ketë negociata sot, pasi sipas tij, në qoftë se negociohet marrëveshja në këtë takim nuk do të ketë asgjë.

“Nëse negociohet atëherë edhe nga ky takim nuk do të ketë asgjë, dhe nëse nuk është përgatitur terreni deri më sot atëherë nuk dihet deri kur do të shkohet deri në një marrëveshje finale të këtij procesi.

Do të kemi parasysh edhe deklaratën e Emisarit Escobar i cili tha se brenda vitit do të ketë marrëveshje por jemi dëshmitar i faktorit ndërkombëtar që të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ndër të tjera Ratkoceri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat