Peci: Fletarrestimi për Putinin, lajm i mirë për Kosovën

Aktuale

Peci: Fletarrestimi për Putinin, lajm i mirë për Kosovën

Më: 18 mars 2023 Në ora: 15:34
Lulzim Peci

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se flete-arrestit i Gjykatës Kriminale Penale për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, është lajm i mirë për Kosovën.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo ia kufizon hapësirën manovruese presidenti serb Aleksader Vuçiq.

“Lëshimi i fletë-arrestit për Putinin nga Gjykata Kriminale Penale, i cili koincidoi me fillimin e takimit të Ohrit, është një dhuratë e madhe për Kosovën dhe rajonin, pasi kjo ia kufizon shumë hapësiren manovruese të Vucicit. Mirëpo, gabimi më i madhë është që kjo të interpretohet si mundësi e zgjerimit të hapësirës manovruese të Kosovës.

Tani, janë krijuar rrethana ndërkombëtare të reja, të papara ndonjëherë pas Luftës së Ftohët, kur të dyja vendet janë pothuajse në terësi vetëm në duart e perëndimit, dhe ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën dhe rajonin!”, ka shkruar Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat