Ironizon Çitaku: Studimet e fundit thonë se qershiat janë ushqimi i preferuar i luanit

Aktuale

Ironizon Çitaku: Studimet e fundit thonë se qershiat janë ushqimi i preferuar i luanit

Më: 19 mars 2023 Në ora: 00:19
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas përfundimit të takimit në Ohër në mes të kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Çitaku duke ironizuar ka thënë se ushqimi i preferuar i luanit (Kurtit) janë qershiat.

“Studimet e fundit thonë se qershiat janë ushqimi i preferuar i luanit” – ka shkruar Çitaku në Facebook.

Pas 12 orëve bisedime, ka përfunduar takimi i Kurtit dhe Vuçiq në Ohër me ndërmjetësimin e Bashkimi Evropian.

Pas takimi, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell është deklaruar se Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë "për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vet-menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë". Pra, me pak fjalë, të nis zbatimin e nenit 7 që ishte konsideruar problematik në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat