Ahmeti pasi Kurti pranoi marrëveshjen: Sendin që e ke kundërshtu më së shumti, ironia të shtin me implementu vetë

Aktuale

Ahmeti pasi Kurti pranoi marrëveshjen: Sendin që e ke kundërshtu më së shumti, ironia të shtin me implementu vetë

Më: 19 mars 2023 Në ora: 07:52
Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti

Në takimin e 18 marsit në Ohër, Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që ta implementojnë aktin e zbatimit të marrëveshjes së dakorduar më 27 shkurt në Bruksel.

Për këtë dakordim ka ardhë një koment nga ish-bashkëpunëtori i Kurtit dhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai për Kurtin ka shkruar “sendin që e ke kundërshtu më së shumti ironia të shtin me implementu vetë”

Reagimi i tij i plotë:

Bota është ironike. Sendin që e ke kundërshtu më së shumti ironia të shtin me implementu vetë. Por, perveç këtyre ende insistoj që marrëveshja është e mirë dhe ka qenë e domosdoshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat