Edhe Norvegjia deklarohet për marrëveshjen e arritur në Ohër

Aktuale

Edhe Norvegjia deklarohet për marrëveshjen e arritur në Ohër

Më: 19 mars 2023 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Norvegjia ka mirëpritur marrëveshjen e arritur të 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ministria e Punëve të Jashtme të këtij vendi e vlerësoi si një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të raporteve mes dyja vendeve.

“Marrëveshja në Ohër të Maqedonisë së Veriut, është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Urime Kosovës, Serbisë dhe BE-së”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat